Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka zbuluar së fundmi promon e ‘Shiko Kush Luan’, i cili pritet të nisë në muajin tetor. Së bashku me stafin e programit, Vjollca ka risjellë edhe njëherë në vëmendjen filmin shqiptar ‘Mimoza Llastica’.
“Ju prezantojmë lagjen e ‘Shiko kush luan’ me Luana llasticën. Promoja më e bukur për emisionin më të bukur”, ka shkruar Luana krah videos e cila ka marrë komente dhe komplimenta të shumta nga ndjekësit e formatit.
Pikërisht pamja e Luanës me flokët bishtaleca dhe mimikën e veçantë si “llasticë”, i ka inspiruar fansat e saj për të bërë meme të lezetshme në rrjet.
Në Instagram ka qarkulluar prej disa orësh foto e Luanës, ndërsa ajo vetë ka ripostuar disa meme të lezetshme të sajat.
“Ok filluan memet”- shkroi moderatorja krahas postimit.