Oriola Marashi është një nga femrat e showbiz-it shqiptar më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo aktualisht numëron 413 mijë ndjekës në “Instagram”. Bukuroshja është mjaft aktive në këtë rrjet social, por herë pas here përdor edhe profilin e saj në “Facebook”.
Një ditë më parë, Oriola ka zbuluar se dikush është duke keqpërdorur emrin e saj, pasi kanë hapur një llogari në “Facebook” me emrin e saj. E shqetësuar, bukuroshja i kërkon ndjekësve t’i bëjnë report dhe tregon se ai nuk është profili i saj zyrtar.
“Profil fallso që po keqpërdor emrin tim, report ju lutem”- shkruan modelja, e cila sqaron edhe cila është llogaria e saj.
Ndërkohë nga ana tjetër kujtojmë se prej disa kohësh, modelja po shijon lidhjen e dashurisë me futbollistin Eros Grezda.