“Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film. Ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.”
Kështu është shprehur aktori Rezart Veleshnja një podcast-in “Albanian Youtubers”. Ai risolli në vëmendje pakënaqësi të vjetra, pasi më herët ka patur një rol në filmin e parë të Ermal Mamaqit, “2 Gisht Mjaltë”.
“Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”- shprehej asokohe Veleshnja në InstaStory, duke bërë llogaritë e borxhit” që i kishte Mamaqi.
Nga ana tjetër, s’kemi asnjë reagim të Ermalit.