INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Roza Lati nxehet KEQ: ''Pse e nxirrni veten kaq K*RVA, na hapët barkun...'' [FOTO]

Çfarë ndodhi?! Roza Lati nxehet KEQ: ''Pse e nxirrni veten kaq K*RVA, na hapët barkun...'' [FOTO]

Publikuar më: 16:49 27-02-2019

Roza Lati është një nga moderatoret më të komentuara shqiptare, e cila është mjaft e ndjekur në profilin e saj në Instagram. Roza njihet për karakterin e saj të veçantë pasi është shumë e drejtpërdrejtë dhe gjithmonë i thotë gjërat troç. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka treguar se po e shqetësojnë mesazhet që vajzat transmetojnë përmes përshkrimeve që përdorin për fotot e tyre në ‘Instagram’.

Roza ka vënë re se shumë vajza kanë filluar të përdorin një shprehje të shkëputur nga kënga e Ariana Grande “Break up With your girlfriend, i’m bored” dhe moderatores nuk i ka pëlqyer aspak kështu që s’ka hezituar t’i thumbojë publikisht ato.

Ajo ka thënë se e justifikon Arianën që transmeton një mesazh të tillë në këngët e saj, por është e patolerueshme për vajzat që e përdorin për qëllim tjetër.

Moderatorja ka shtuar se nuk është kundër publikimit të fotove seksi, por duhet gjetur një mesazh brenda normave për t’u transmetuar.

“S’jam kundër për foto ekstreme seksi, foto rebele. Trego veten tënde e dashur. Por në titull mbase më ‘cool’ ngjan një vajzë që shikon punën e saj dhe s’i plas për asnjë sesa këto…. ‘unë jam më e mirë se e dashura jote. Shiko se unë të ndaj ty nga ai djali direkt, të kthej në një ishe’. S’jam moraliste jam thjesht njëra që ja hapët barkun me këto fodullizma dhe tituj bombastik, duke parë si e nxirrni veten kaq k***a. Ma ka qejfi të bëj foto të bukura seksi…por do e vras mendjen mirë për titullin”, – ka shkruar Roza në ‘Instastory’.

MORA.jpg

EKST.jpg

QUEEN.jpg

MIRJT.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994