Samiu u largua papritur dje nga "Përputhen", gjatë transmetimit të disa momenteve nga takimi i Neritanit me Alesjan. Pak më vonë ai u rikthye duke treguar për arsyen.
Samiu tha se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore dhe ka pasur nevojë për ajër të pastër, ndërsa theksoi se energjia e krijuar më studio ndikoi edhe më shumë në përkeqësimin e gjendjes.
“U largova sepse nuk ndihesha mirë nga ana shëndetësore. Pata marrje mendsh, kisha nevojë për ajër të pastër. Energjia në studio ndikoi”, tha Samiu.