INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? STRESI konfirmon prishjen e miqësisë me NOIZYN: Nuk du me pa me sy…

Çfarë ndodhi? STRESI konfirmon prishjen e miqësisë me NOIZYN: Nuk du me pa me sy…

Publikuar më: 11:28 19-05-2023

Ditën e djeshme lajmi se raporti mes Noizy-t dhe Stresit është krisur sërish, mbushi mediat rozë. Kjo për shkak se djemtë nuk ndiqen më në Instagram, si dhe kanë fshirë nga profilet e tyre videot e bashkëpunimit që pritej të publikohej këto ditë.

Disa menduan se vërtetë ka ndodhur një keqkuptim mes artistëve, disa të tjerë aluduan se e gjitha po bëhet për marketing të këngës së re.

Por duket se cdo gjë është e vërtetë! Miqësia e djemve është prishur sërish.

Këtë e ka konfirmuar vetë Stresi. Teksa ishte livestram në Tik Tok, Cllevio ka telefonuar Stresin duke e pyetur nëse fjalët që ka dëgjuar janë të vërteta. Stresi ja pohon duke u shprehur:

“Është e vërtetë. Nuk du me pa me sy asnjërën palë”.

Më tej ai thotë se nuk e ul veten t’i bëjë diss askujt dhe do të përqëndrohet vetëm te projektet e tij të reja.

Ndërkohë që për arsyen e kësaj krisje, ende jemi të paqartë.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492