INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Stresi tha që s'ka urrejtje për të, Keisi e çon

Çfarë ndodhi?! Stresi tha që s'ka urrejtje për të, Keisi e çon "debatin" në tjetër nivel: Kapen në hotele me femër...[FOTO]

Publikuar më: 09:37 03-09-2020

Keisi dhe reperi Stresi janë një ndër çiftet më të përfolura në showbiz-in shqiptar. Ata kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar me ulje dhe ngritje, por siç na kanë treguar në rrjetet sociale, ata janë të martuar me dokumenta. Jo rrallë herë përfliten për ndarje të mundshme mes tyre dhe e njejta gjë ka ndodhur së fundmi pas një postimi të bukuroshes në Instagram.

Keisi publikoi një foto me një fustan të bardhë, krahas së cilës shkruante se takimet gjatë ditës janë më të mira. “Takimet (romantike) që bëhen gjatë ditës janë më të mirat”, shkruan blogerja, por pa treguar se me kë ka dalë.

bkc_118601307_618665845472742_3076198118675090351_n-640x1138.jpg

Në disa media online, u interpretua sikur ajo ka patur një takim romantik me një djalë, ndërkohë që Stresi bëri një reagim, i cili u duk që i drejtohej Keisit.

“Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”, shkroi reperi në instastory. 

Untitled-36.png

 

Mirëpo nuk mungoi as reagimi publik i Keisit e cila u kap me mediat, por edhe përmendi tradhtinë.

“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar, kapen në hotele me femër tjetër dhe prap s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde. Gjithsesi, gjithsecili e tregon veten në fund.”, shkroi ajo në Instastory duke hapur kështu një tjetër debat publik me Stresin.

rrr.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0043880939483643