Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Ajo ka sjellë projekte të ndryshme muzikore të cilat i ka kthyer në hite, por sigurisht që të gjithë biem dakord me faktin që ajo u bë e famshme pikërisht me kengën “Columbiana” me Don Phenom.
Kjo këngë numëron mbi 45 milionë klikime, por si është marrëdhënia me Don Phenom pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm?
Një detaj na çuditi, pasi ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe arsyen përse nuk e dimë.
Mirëpo para një jave kanë performuar bashkë në një nga klubet e natës në Gjakovë që do të thotë se marrëdhënia e tyre profesionale është shumë OK.
Po në Instagram pse nuk ndiqen vallë?