INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Tea PEZULLOHET nga emisioni, ja ARSYEJA!

Çfarë ndodhi? Tea PEZULLOHET nga emisioni, ja ARSYEJA!

Publikuar më: 18:40 04-01-2021

Java ka nisur sërish me zhvillime të reja në Për’puthen, ku këtë herë ka prekur çiftin Tea-Andi.

Për shkak të vonesave të herëpashershme, produksioni i Për’puthen ka pezulluar Tean.

Komunikimi është bërë nga moderatorja e emisionit, Bora Zemani, e cila është shprehur se për shkak të vonesave të përsëritura herë pas here, është vendosur një masë disiplinuese.

Ky vendim është përkrahur edhe nga opionisti i emisionit gjatë javës, Arian Konomi, i cili shprehur se fama e menjëhershme e të rinjve krejt nga hiçi ka ndikuar që disa të humbasin përgjegjshmërinë.

Nga ana tjetër, edhe Ana e ka mbështetur vendimin e produksionit, duke u shprehur se vonesa e Teas është mungesë respekti ndaj produksionit dhe konkurrentëve të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, pasi edhe Fjorela u pezullua pak muaj më parë për t’u rikthyer një javë më vonë.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158