Françeska Jaçe u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”. Kanë kaluar 9 vite që nga “Big Brother” ku ishte pjesmarrëse, por Françeska ka vendosur të mos e humb vëmendjen e publikut duke përdorur rrjetet sociale me fotot provokuese dhe jetën luksoze.
Në muajin nëntor të vitit që lamë pas Jaçe u bë pjesë e një aksidenti të frikshëm si pasojë e shpejtësisë përtej normave të lejuara.
Makina e saj doli nga rruga duke u përmbysur por fatmirësisht pa rrezik jete.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, makina luksoze tip “Range Rover” e modeles Francesska Jaçe u gjet e shkrumbuar nga zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:04, në lagjen “Pavarsia”.
Sipas autoriteteve, deri tani dyshimet e para janë që makina luksoze të jetë tentuar të vidhet dhe zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Kjo pasi automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuar, hapen automatikisht.
Makina e Françeska Jaçe është nder mjetet më të shtrenjta, pasi vlera e saj shkon në mbi 50 mijë euro.