Azet është një nga reperët shqiptarë më të njohur në tregun muzikor gjerman, i cili prej tre vitesh ka arritur një sukses të madh. Por disa ditë më parë, Azet bëri të ditur se do të largohej nga muzika për një periudhë. Ai e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetet sociale. Së fundmi, disa burime për “Prive.al” kanë bërë të ditur se vendimi i reperit është marrë për shkak se ka humbur disa persona të afërt këtë vit. Azet e ka parë të nevojshme që të jetë pranë familjes si djali i madh për të zëvendësuar mungesën e prindit dhe për këtë arsye do të shkëputet për një periudhë nga muzika.