INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! U largua nga muzika për këtë arsye, AZET merr vendimin e rëndësishëm [FOTO]

Çfarë ndodhi?! U largua nga muzika për këtë arsye, AZET merr vendimin e rëndësishëm [FOTO]

Publikuar më: 11:30 06-07-2020

Reperi i hiteve “S’kam kohë”, “Qa bone” etj, Azet, muaj më parë në llogarinë e tij në Instagram, dha një lajm që me siguri i ka mërzitur jo pak fansat e tij. Ai njoftoi se ka vendosur të marrë një pushim nga muzika dhe nga rrjetet sociale, pasi dëshiron t’i përkushtohet më shumë familjes së tij.

“Unë bëj atë që duhet bërë për familjen. Unë kam bërë 10 vjet burg për familjen. Në atë kohë ne u bëmë të njohur në Gjermani. 15 vjet më parë, e takova Nash për herë të parë dhe filluam të krijonim muzikë së bashku, në bodrumin e tij për shkak të krizave. Në një moment erdhën vëllezërit e mi Zuna dhe Miami dhe që nga atëherë në jetuam për muzikën. Unë jam tepër krenar për vëllezërit e mi për çfarë kanë bërë për mua deri tani. Miami, Zuna dhe Nash, një bandë, një familje. Vendosëm të sjellim diçka. Kjo është arsyeja pse unë do të lëshoj një EP sonte, që do të jetë në dispozicion në të gjitha platformat por edhe falas për ju. Në dhjetor, në rrjetet sociale do të pushoj pak. Do të bëj pak pushim. Do të kthehem me patjetër por nuk e di akoma kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilën tani duhet të kujdesem. Jo si një Azet por si një Granit. Qoftë në Instagram apo turne, ju jeni gjithmonë në fillim dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë”.- shkruante Azet në Instagram, sipas iconstyle. 

Asokohe u raportua se humbja e të atit e detyroi Azet të shkojë drejt këtij vendimi. Si fëmija më i madh në familje ai është i detyruar t’u qëndrojë sa më pranë njerëzve të tij të afërt. Mirëpo, pushimi ka marrë fund dhe tashmë ai është rikthyer sërish në rrjetet sociale, ku ka paralajmëruar këngën e re.

“InshAllah” titullohet ky projekt, pjesë e albumit “Fast Life 2” që publikohet së shpejti. Ajo që na emocionoi më shumë nga kjo video ishte fakti që në pjesën e parë, nis me një mesazh tejet të ndjerë të nënës së reperit që ka mall për djalin i cili është vazhdimisht në koncerte.

 

View this post on Instagram

Album Trailer Online.

A post shared by AZET (@kmn_azet) on

Article Logic
Execution time: 0.0044600963592529