Mevlan Shaba një nga konkurrentë më të ndjekur të “Për’puthen” u zhduk papritur nga Instagrami.
Kjo gje u vu re nga ndjekësit e shumtë të tij, të cilët menjëherë ngritën pyetjen se çfarë ka ndodhur me të preferuarin e tyre.
Lidhur me këtë ka reaguar vet Mevlani duke zbuluar se as vet nuk është në dijeni se çfarë ka ndodhur dhe edhe vet ishte i befasuar kur pa se llogaria e tij ishte e mbyllur.
“Miqtë e mi të dashur, momentalisht Instagrami im rezulton i mbyllur. Sot në mengjes nuk e di çfarë ka ndodhur akoma. Arsyet akoma nuk i di. Shpresoj ta rikthej sa më shpejt”-shprehet ai.