Xhani Demika së fundmi ka folur për të gjitha aventurat e tij këtë vere dhe zbuloi shumë sekrete për personazhet publik shqiptar.
Ndër personazhet që Xhani ka pasur më shumë miqësi ka qenë edhe dy binjakët e famshëm të Al Pazar, Romeo dhe Donald Veshaj, por mes tyre ka ndodhur nje zënkë.
I pyetur nga moderatorja Evi Reci në “Vizioni i Pasdites” se cila është arsyeja që Xhani nuk i ndjek më vëllezërit në Instagram, ky i fundit ka deklaruar:
“Këtij lajmi unë i isha shmangur pak këto kohët e fundit, mbase edhe pse cunat kanë qenë shumë të përfolur nëpër media prandaj mund të jenë pikasur këto kohët e fundit. Ka qenë një mbetje hatri nga ana ime , e them edhe publikisht nuk e kam problem. Ka kohë që unë i kam hequr nga Instagrami vetë. I kam takuar dhe jua kam thënë edhe në sy cunave. Nuk më kanë pëlqyer nja dy gjeste sepse nëse dikë e quan mik, e quan të afërm dhe ke hyrje dalje sa që te hash bukë më njëri tjetrin dhe të jënë disa gjeste shumë të vogla që nuk falen ne shoqëri që mua më ka ngel hatri.”, u shpreh Xhani.