INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk dini mbi Adele

Çfarë nuk dini mbi Adele

Publikuar më: 16:30 14-02-2016

E dimë të gjithë se ajo është një këngëtare e talentuar dhe çdo kengë e saj kthehet në një hit, por Adele zbulon disa pjesë të tjera të saj që nuk i kishim menduar ndonjëherë.

Ajo do të jetë në kopertinën e Vogue për muajin mars dhe me këtë rast ka dhënë një intervistë ekskluzive ku Adele pohon se:

  1. Pas vdekjes së gjyshit të saj, kur ishte vetëm 10 vjeç, ëndrra e saj ishte të bëhëj një kardiologe. Për këtë ajo ka marrë leksione biologjie në fillore, por që shumë shpejt hoqi dorë pasi u fokusua tek muzika.
  2. Dy nga këngët më të njohura të saj si “Chasing Pavements” dhe “Rolling in the Deep” janë  fokusuar tek vendlindja e saj në Tottenham. “Chasing Pavements” lidhet me një histori të saj të hershme kur vraponte në rrugën Oxford, pas një zenke me të dashurin në pub, ku Adele e godet atë me grushta dhe më pas i duhej të vraponte pasi rojet e loklait i ishin vënë pas.
  3. Ajo e urren të dalë në tapetin e kuq dhe kjo nuk është çështje pasigurie. Adele shprehet se një lloj ankthi e shoqëron atë sa herë i duhet të bëjë një dalje publike dhe për këtë përpiqet të evitojë evente të tilla.
  4. Këngëtarja ka dy tatuazhe në duar ku shkruajnë: “Angleo” dhe “Paradise”, pasi djali i saj që quhet Anxhelo është parajsa e saj.
  5. Adele ishte një fanse e madhe e Spice Girls. Për të ishte diçka e madhe të shihte pesë vajza të thjeshta të kthehshin në një grup të fuqishëm. Ajo madje pohon se gjithmonë i ka pëlqyer të ishte Geri dhe se kjo e fundit e ka ndihmuar të krijonte personalitetin e saj në një moshë të re.
Article Logic
Execution time: 0.0024521350860596