INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk dini për Messenger e Facebook

Çfarë nuk dini për Messenger e Facebook

Publikuar më: 09:35 28-03-2016

Kush përdor Messenger e Facebook? Vetë kompania do t'ju përgjigjej se çdo muaj janë 800 milionë përdorues aktivë dhe dërgohen plot 9.5 miliardë foto. Zakonisht ai përdoret për njerëzit që nuk kanë numrat e telefonit të njëri-tjetrit.

Por ja disa truke dhe karakteristika që ndoshta nuk i dinit për Messenger-in

Messenger.com

Nëse përdor Messenger në Facebook, dritaret e bisedave do ju shfaqen në cep në të djathtë të faqes dhe nuk do të mund të shihni të gjithë bisedën. Por mund të përdorni pa hapur Facebook, Messenger.com, duke hyrë direkt në dritaret e bisedave.

Nëse nuk keni Facebook?

Në Messenger mund të hysh edhe pa patur një llogari në Facebook. Kur hapni faqen kryesore të tij ju kërkon të hyni me llogarinë në Facebook, ose të zgjidhni që “Nuk jeni në Facebook?”. Në rastin e dytë, mjafton të vendosni emrin, foton tuaj dhe numrin e telefonit dhe mund të nisni bisedat pa patur një llogari të plotë në Facebook.

Fotot

Teksa postoni foto me miqtë tuaj, nëse nuk ju pëlqen keni dhe mundësinë e redaktimit të tyre. Mjafton të klikoni në “Edit” (Redakto) dhe fotos mund ti shtosh efekte apo dhe tekst

Organizimi

Nëse keni grupe njerëzish me të cilit bisedoni në Messenger, mund ti organizoni ata në familje, miq, apo ti vendosni një emër një grupi të caktuar.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793