INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë partnerit tuaj bazuar te shenja e tij e horoskopit. Kujdes!

Çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë partnerit tuaj bazuar te shenja e tij e horoskopit. Kujdes!

Publikuar më: 12:32 13-01-2017
Në një marrëdhënie është e vështirë të dish se cilat  gjëra nuk duhet t’i thuash partnerit.
Ekspertët ju ndihmojnë të jeni në dijeni, duke u bazuar te shenja e tij e horoskopit.
 
1. Dashi
Sado e fortë të jetë lidhja juaj, ju me një dash ndiheni sikur ju ka lënë pas dore. Vazhdimisht, ai do përpiqet t’ju përfshijë edhe juve në interesat e tij nëse ju do, por nëse  tregoni se gjërat e tij nuk kanë rëndësi për ju, do e përkeqësoni lidhjen. Ai mund të jetë shumë gjëra, por mos u mundoni ta mbani mbërthyer pas vetes një dash.
 
2. Demi
Ai dashuron fort dhe i pëlqen të qëndrojë në një lidhje të mirë dhe të gjatë. Mos e akuzoni atë që nuk ju dashuron ose nuk kujdeset për ju, sepse do e acaroni shumë. Sipas intv.al, meshkulli dem, e tregon dashurinë në një mënyrë ndryshe nga të tjerët, por kjo nuk do të thotë se nuk ju dashuron.
 
3. Binjakët
Binjakët nëse gjejnë dikë që vërtet dashurojnë, i kushtojnë shumë rëdnësi më pas. Mashkulli binjak do më shumë kohë se të tjerët për t’ju hapur zemrën. Prandaj, nuk duhet kurrë t’i thoni atij se po ju humbet kohën. Do e bëni të largohet!
 
4. Gaforrja
Meshkujt gaforre janë partnerët më të mirë, pasi e dinë çfarë duhet të bëjnë për të pasur një lidhje të gjatë. Nëse e akuzoni një gaofrre se po bëhet i pabesueshëm si partner, është gjëja më e keqe. 
 
5. Luani
Një luan e di mirë se çfarë do parnterja e tij. Ai nuk ka frikë ta pranojë se meriton më të mirën. Kur dashuron dikë me të vërtet, ai përqëndrohet totalisht në lidhje. Nëse i thoni se po dështon për diçka, mund t’ju çojë drejt ndarjes.
 
6. Virgjëresha
Një mashkull virgjëreshë dëshiron të dijë gjithçka për personin që është në lidhje. Ju nuk duhet t’i thoni kurrë atij se nuk di asgjë për ju. Nëse ju dashuron, ai kujton çdo detaj të vogël, për t’ju surprizuar.
 
7. Peshorja
Meshkujt peshore përpiqen shumë derisa binden që partneri është i lumtur me ta. Natyra e tyre dipmlomatike dhe kompromiset nuk i bën ata të ndihen të dobët. Nëse ju i thoni atij se është duke vepruar me vullnet të dobët, do i mërzisë. Një peshore nuk e do një lidhje për t’u dukur, por për t’ju ndjerë rehat.
 
8. Akrepi
Një mashkull akrep i dhuron një lidhjeje shumë pasion. Sipas intv.al, akrepët duan që partnerja të kontribojë në lidhje, njësoj si ata. Nuk duhet ta kritikoni shpesh një akrep, në lidhje me faktin sa i çmendur është. Ai dëshiron dikë në jetën e tij ta dashurojë pa kushte dhe t’ja shtojë pasionin në lidhje.
 
9. Shigjetari
Mashkulli shigjetar mund të bëjë miq me këdo, por vetëm me një person mund të bjerë tamam në dashuri. Ai nuk kërkon dikë që të ndryshojë personalitetin e tij, por dikë që të shohë të gjithë gjërat e mira që ka në shpirt. Nuk duhet t’i thoni kurrë se është i shtirur. 
 
10. Bricjapi
Sipas intv.al, një mashkull bricjap dëshiron shumë të jetë në një lidhje serioze të gjatë. Ai përpiqet shumë  për lidhjen dhe mos e akuzoni se nuk është besnikë. 
 
11. Ujori
Meshkujt ujorë e shohin të vështirë të gjejnë dikë që t’i besojnë plotësisht , por kjo gjë nuk është e pamundur. Ai ju pranon si partner, nëse ju besoni në të njëjtat gjëra. Për ta rëndësi ka ndershmëria dhe vlerat. Edhe nëse është në një lidhje serioze, ai ka nevojë për hapësirën e tij. Kjo gjë nuk do të thotë se ai nuk ju do, prandaj nëse e akuzoni se është egoist do bëni gjënë më të keqe.
 
12. Peshqit
Meshkujt peshq janë romantikë dhe duan pranë dikë që të kujdeset për ta.
Edhe kur bëni debat me të, ai përpiqet që mos e prishë atmosferën në lidhje. Mos e akuzoni një peshk se reagon keq në një debat, sepse do mendojë se ndjenjat dhe opinionet e tij nuk kanë vlerë për ju.
 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047