INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë secilës shenjë të HOROSKOPIT

Çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë secilës shenjë të HOROSKOPIT

Publikuar më: 14:32 22-05-2020

Ekzistojnë disa fraza që nuk duhet t’ua thoni kurrë disa personave specifikë.  Për këtë ju vjen në ndihmë, kush tjetër veçse horoskopi. Besojuni yjeve…

Dashi – “Ti nuk je kurrë i përpiktë” – Dashi është një shenjë dinamike, e cila bën një mijë gjëra në një ditë dhe në mënyrë të pashmangshme, nuk është kurrë e përpiktë.

Demi – “Të tradhtova” – Demi është një shenjë shumë besnike, i cili dëshiron të respektohet nga njerëzit që ai do. Të dijë që është tradhtuar, ai do të çmendet.

Binjakët – “Ti nuk je i këndshëm ” – Binjakët janë diellorë, të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Kur ata dalin me miqtë, ata i kënaqin të gjithë me humorin e tyre natyror dhe duke u thënë se ata nuk janë të këndshëm për ta është një gjë e tmerrshme. Ajo është si një formë e përbuzjes.

Gaforrja – “Unë nuk të dua më” – Gaforrja është një romantike e përjetshme dhe kur gjen dashurinë e jetës, me të vërtetë ndihet i përmbushur. Pikërisht për këtë arsye, kur partneri nuk ndjen më të njëjtat ndjenja, bota bie mbi të.

Luani – “Ju keni dështuar” – Luani është një shenjë e sigurt në vete dhe e përqendruar tek vetja, i cili do të bënte gjithçka që të konsiderohej gjithmonë më i miri. Të thuhet se ai ka dështuar në diçka është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë atij.

Virgjëresha – “Duhet të dorëzoheni” – Virgjëresha është një shenjë racionale që dëshiron të organizojë jetën e saj në detajet më të vogla dhe kjo nuk pranon ndonjë formë improvizimi. Nëse nuk doni që ta zemëroni, do të ishte më mirë të mos e këshilloni kurrë që të dorëzohet, është diçka që absolutisht shkon kundër skemave të saj mendore.

Peshorja – “Po si je veshur kështu?” – Peshorja është mendjemadhe dhe dëshiron të jetë gjithmonë në krye kur bëhet fjalë për pamjen. Ajo ka stilin e vet, por shpesh nuk kuptohet. Jo rrallë, miqtë e pyesin këtë shenjë të zodiakut për çfarë arsye ka veshur rroba të tilla ekstravagante: është diçka që nuk tolerohet nga ana e tyre.

Akrepi – “Ti nuk je tipi im” – Akrepi është një shenjë interesante, e cila pëlqen të joshë dhe nuk pranon humbje sentimentale. Duke i thënë “Ti nuk je tipi im” është një fyerje e vërtetë ndaj tij, është sikur ti nuk i njeh aftësitë e tij të pabesueshme të playboy-t.

Shigjetari – “Le të qëndrojmë në shtëpi” – Shigjetari është një shenjë komunikative dhe e jashtme që i pëlqen të jetë në shoqërinë e miqve. Gjëja më e keqe që mund t`i thuhet? “Sonte, le të qëndrojmë në shtëpi”.

Bricjapi – “A mund të më jepni disa lekë borxh?” – Bricjapi është një shenjë shumë e vëmendshme ndaj shpenzimeve. Do të ishte më mirë të shmangni kërkimin e parave, nëse nuk është një situatë jete ose vdekjeje.

Ujori – “Dua të jem gjithmonë me ty” – Ujori është një shenjë e pavarur, e cila do të bënte gjithçka për të mos u ndier nën presion. Partnerët që duan të kalojnë ditë të tëra me të, pa e lënë atë madje për asnjë moment, konsiderohen mbytës nga ana e tyre. Pra, është më mirë t`i lini hapësirat e tij.

Peshqit – “Ata folën keq për ty” – Për peshqit, gjykimi i të tjerëve është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për njerëzit që u interesojnë. Edhe pse pëlqejnë të merren me llafe, ata do të bëjnë çdo gjë për të mos qenë qendra e thashethemeve. Kur dikush i thotë “Ata folën keq për ty”, ata mbeten shumë keq.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824