Fotot e balernës së njohur shqiptare Kaludia Pepa, sollën një numër të madh reagimesh dhe kritikash nga publiku shqiptar, të cilët e krtikonin rëndë për nuditetin e saj të tepërt.
Por mesa duket Klaudia ka vendosur t’jua mbyllë gojën një herë e mirë të gjithë atyre që e shanë dhe ofenduan për nuditet.
Ajo ka bërë të ditur se fotografitë e saj nudo, të shkrepura nga fotografi Renuar Locaj, janë vlerësuar me çmimin gold në konkursin e fotografisë “Pix De La Photographie Paris” realizuar në Francë. Klaudia ka publikuar foto të çertifikatës që ka fituar fotografi dhe e ka shoqëruar me emoji ku duartroket.