INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk pëlqen Shkëlzeni tek Armina?

Çfarë nuk pëlqen Shkëlzeni tek Armina?

Publikuar më: 11:52 11-04-2016

Ata të dy mund të kenë shumë të përbashkëta, por muzika nuk është një prej tyre.

Shumë pak ose asnjë nga ju nuk do ta dini që Armina Mevlani është një metalare e vërtetë. Ka qenë gjithnjë madje. Por me sa duket kjo bie ndesh me shijet muzikore të partnerit Shkëlzen Berisha. “He doesn’t like my music”  thotë ajo në një video në Snapchat ku shfaqet në “botën e saj”, ndërkohë që i dashuri duket se nuk është edhe aq i lumtur me atmosferën e krijuar. Pasi na tregoi se kishte përfunduar rastësisht në koncertin e Rick Ross, ish –Missi del në origjinë, te muzika që pëlqen vërtet, ajo rock.

Por edhe nëse djali i ish- Kryeministrit pranon që nuk është ndonjë fans i muzikës që pëlqen e dashura, ai është pa dyshim fansi më i madh i asaj vetë. Më herët fashionist-a ka deklaruar se kjo lidhje funksionon për shkak të komunikimit të shkëlqyer që për të është gjëja më e bukur, edhe se vetë pasioni. Dhe thoni pastaj që të kundërtat nuk tërhiqen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711