INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk po shkon me videoklipin e Eneda Tarifës?

Çfarë nuk po shkon me videoklipin e Eneda Tarifës?

Publikuar më: 15:39 15-03-2016

Eneda e bëri gati Përrallën dhe tashmë i mbetet veëm ta rrëfejë në Eurovizion, por duket se jo çdo gjë po shkon ashtu siç duhet.

Publikimi i videoklipit na njohu edhe me versionin anglisht, të titulluar “Fairytale”, i cili nuk është pritur me entuziazmin e shpresuar. Vetëm një ditë pas publikimit, në 100 mijë shikime që video ka marrë në kanalin zyrtar të Eurovizionit, duket se jo të gjithë këta kanë mbetur të kënaqur. Nuk mungojnë komentet të cilat nuk janë në mënyrë të mirëfilltë negative, më saktë do thonim të zhgënjyera. Të shumtë janë përdoruesit e YouTube që janë shprehur aspak të kënaqur me versionin anglisht të “Përrallë”, duke thënë se realizimi në shqip është shumë më i bukur.

 

Për disa nga ata kënga ka kaluar nga një ndër të preferuarat, në fund të listës së pëlqimeve. Ky nuk është i vetmi aspet që shqetëson pasi edhe reagimet me klikimi nuk ishin dhe aq pozitive, me numrin e dislike vazhdimisht më të lartë se me atë të pëlqimeve. Ne fund të ditës mbeten vetëm statistika YouTube-i dhe si në rastin e Elhaidës, reagimet nga publiku nuk reflektojnë verdiktin e netëve live, por është e qartë që diçka nuk ka shkuar siç duhet. Të shpresojmë vetëm që Eneda të mbërrijë në natën finale dhe t’i bëjë të gjithë ta rimendojnë atë që po shkruajnë sot.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596