INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çfarë nuk shkoi me Linda Halimin?

Publikuar më: 17:47 07-01-2016

Pak orë pas prezantimit të Lindes në American Idol, ishin të shumta mediat që raportuan për suksesin e kosovares e cila për sytë e Jenniferit dhe 2 anëtarëve të tjerë të jurisë u shfaq si një personal trainer, emigrante në SHBA dhe që rastësisht kishte zbuluar talentin e saj në muzikë.

Në fakt të gjithë ne e dimë qe kjo nuk është aspak e vërtetë pasi Linda është tepër e njohur në Shqipëri e Kosovë për sukseset e saj duke përmendur këtu triumfin nëTop Fest apo edhe pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës, në të cilin u rendit e dyta me një këngë tepër të suksesshme.

Të gjitha këto duket se ajo harroi t’i përmendte mbrëmjen e djeshme duke lënë tek të gjithë ne një shijë të hidhur që kishte nota nënvlerësimi.

Por Linda nuk kishte harruar të tregojë për jetën e saj si një vajzë mbipeshë dhe arritjen e madhe që ajo pati për të rënë në peshë, fakt ky që e bëri atë një personal trainer që është edhe sot.

Ne i urojmë Lindës shumë suksese dhe shpresojmë që të arrijë sa lart në American Idol dhe pse jo të fitoje. Me një kusht…që këtë fitore të mos e harrojë kur të konkurrojë në ndonjë event tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393