INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk shkon me albumin e ri të Rihanna-s?

Çfarë nuk shkon me albumin e ri të Rihanna-s?

Publikuar më: 10:54 29-01-2016

Pas thuajse katër vitesh pritje, fansat më në fund kanë mundur të dëgjojnë albumin e ri të idhullit të tyre, Rihanna.

Ndonese ende nën ekskluzivitetin e Tidal, shumë persona kanë arritur të shkarkojnë në kompjuterin e tyre 13-të këngët e albumit "Anti", dhe përshtypja e parë nuk ka qenë ajo që prisnim. "Shumë pak këngë të bëjnë të kërcesh" janë shprehur këta të fundit duke e vlerësuar albumin si jo të denjë për një 'princeshë të muzikës pop-dance' siç konsiderohet Rihanna. Sipas degjuesve të parë, materialet muzikore në album ngjasojnë më tepër si një eksperiment i kengetares, një eksperiment jo i suksesshëm dhe i panevojshëm për tregun. Tanimë mbetet të shohim nëse përshtypjet e para do të jenë ato të saktat, pasi vetëm koha mund të tregojë suksesin e saj! Kujtojmë që albumi paraardhës "Unapologetic" i vitit 2012-të u prit shumë ndryshe nga fansat, madje mori edhe trofe si albumi më i mirë i vitit!

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499