Leo DiCaprio mund të ketë fituar një SAG Award, por në të njëjtën natë ka humbur respektin e Shoqatës Amerikane të Mushkërive.
E gjitha ka ndodhur për shkak të një cigareje elektrike që aktori ka mbajtur gjatë mbrëmjes së çmimeve. Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, në Los Angeles është e ndaluar përdorimi i cigareve elektrike në restorante, bare, apo vende të tjra publike, por çuditërisht ky rregull përjashton teatrot, dhe siç duket auditori ku u mbajtën SAG Awards, kualifikohet si i tillë. Gjithsesi Shoqata Amerikane e Mushkërive ka vendosur që të dënojë veprimin e DiCaprio-s, duke e quajtuar atë tepër shqetësues pasi ekspozon të tjerët ndaj rrezikut të kancerit. Dhe të mendosh që bëhet fjalë për një figurë e cila vitet e fundit është përfolur së tepërmi për rolin e tij si ambientalist!