INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse kënga e David Guetta kushtuar Shqipërisë u zbulua me vonesë? [VIDEO]

Pse kënga e David Guetta kushtuar Shqipërisë u zbulua me vonesë? [VIDEO]

Publikuar më: 12:55 20-06-2016

David Guetta ka realizuar një videoklip të veçantë për kombëtaren shqiptare.

Dj Francez, i cili ka realizuar këngën zyrtare të Euro 16 në bashkëpunim me Zara Larsson, e ka ripublikuar këtë këngë, vetëm se këtë herë ia ka drejtuar kombëtares sonë. “This One’s For You Albania” është varianti i ri i këngës, e cila në tekst është po e njëjta, por ndryshon në videoklip ku shfaqen sekuenca me ngjyrat kuqezi, fanellën tonë dhe një djalë me shqiponjën dykrenare të pikturuar në fytyrë. Nuk kanë munguar as sekuenca të ndryshme filmike nga eleminatoret e kampionatit europian, çfarë tregon se kjo video është përgatitur prej kohësh, pasi nuk përfshin pamje nga ndeshjet e fundit të Shqipërisë, respektivisht kundër Zvicrës dhe Francës. Duket sikur erdhi në sinkron me fitoren kundër Rumanisë por jo, kjo këngë është publikuar më 16 qershor, pavarësisht se vetëm orët e fundit u bë trend në shumë media. Kjo këngë rezultonte si unlisted (e palistuar) dhe mund të shihej vetëm nëse kishe linkun. Pra, kjo shpjegon edhe “zbulimin” me vonesë, pasi video u bë trend vetëm gjatë orëve të fundit, pavarësisht publikimit para plot 4 ditësh. E njëjta gjë është bërë edhe për shtetet e tjera pjesëmarrëse në Euro 16, për të cilat janë realizuar klipe respektive, me këngën zyrtare në sfond dhe simbolet e secilit shtet pas. 

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047