INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nora mbush 30 vjeç! Çfarë nuk shkon me urimin e Robertit?

Nora mbush 30 vjeç! Çfarë nuk shkon me urimin e Robertit?

Publikuar më: 13:22 25-03-2016

Sot është një ditë e madhe për këngëtaren bukuroshe e cila ndryshon “prefiksin” duke mbushur plot 30 vite.

Dhe ndërkohë që vumë re mungesën madhe të një urimi (deri tani) nga motra e vogël Era në Instagram, bashkëshorti i saj nuk ka lënë që t’i shpëtojnë çastet e mesnatës kur sapo kishte hyrë ditëlindja e Norës. Roberti ka postuar një foto të autores së hitit “Sa T’Kom Dasht” krahas një mbishkrimi shumë të ndjerë ku e cilëson Norën si bashkëshorten perfekte, e cila e frymëzon çdo ditë. Natyrisht që nuk mund të mungonte dhe një falenderim për dhuratën më të çmuar që Nora solli në jetën e tij, vogëlushen Rene, e cila i bëri ata prindër.

Megjithatë jo çdo gjë është aq perfekte sa ç’duket. Një detaj i vogël në postimin e Robertit na bëri më shumë se thjesht kuriozë ndërkohë që vihet re se fotoja nuk e postuar nuk gjendej në celularin e tij, por është bërë screenshot nga Instagrami. Shenja e zemrës së kuqe tregon madje se është një foto ku i ka dhënë like bashkëshortes së tij. Mos ka Roberti mungesë fotosh të Norës në memorien e celularit të tij apo mbase asnjëra prej tyre nuk i ka pëlqyer? Ndoshta thjesht e tërhoqi shumë kjo foto e saj, të cilën rastisi të mos e kishte dhe iu desh ta shkrepë në moment. Apo ishte Nora që ka influencuar në zgjedhjen e tij? Sa shumë dyshime mund të ngrejë një screenshot i thjeshtë...

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277