INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk tha për Kim Kardashian, Kanye West pendohet publikisht: Të lutëm më fal…[FOTO]

Çfarë nuk tha për Kim Kardashian, Kanye West pendohet publikisht: Të lutëm më fal…[FOTO]

Publikuar më: 11:04 26-07-2020

Përgjatë këtyre ditëve, reperi i njohur Kanye West ka shokuar rrjetin me deklaratat e tij të vazhdueshme në Twitter. Kanye, ka deklaruar se Kim është përpjekur ta mbyllë në spital psikiatrik, por edhe se ai dhe Kim kishin menduar ta abortonin vajzën e tyre të parë, North, e cila tani është 7-vjeçe.

Deklaratat e tij nuk mbarojnë me kaq, pasi Kanye ka akuzuar publikisht vjehrrën e tij, Kris Jenner për shpërndarjen e videos intime të Kim-it dhe daljen e saj në revistën PlayBoy. Ai ka shkruar gjithashtu në Twitter se ka menduar ta divorcojë Kimin që kur ajo u takua me ish-in e Nicki Minaj, Meek Mill, për të folur për reformën në drejtësi penale.

Pas gjithë 'lëmshit' të krijuar nga Kanye, Kim Kardashian ka reaguar për herë të parë. Ajo ka folur rreth bipolaritetit të reperit, duke treguar se pavarësisht gjithçkaje ai mbetet njeri me zemër të mirë dhe çrregullimi bipolar nuk i zvogëlon apo zhvlerëson ëndrrat e tij.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, burime pranë dyshes treguan se reperi as nuk dëshironte ta takonte bashkëshorten e tij, por duket se ujërat janë qetësuar.

Në postimin e fundit në Twitter, ai i ka kërkuar falje publike Kim-it dhe e pranoi se e ka lënduar, ndërsa tani e ka kuptuar gabimin.

“Dua t’i kërkoj falje gruas time Kim që e bëra publike diçka që ishte private. Unë nuk e ‘mbulova’ siç ajo më ka ‘mbuluar’. Dua t’i them Kim-it e di që të kam lënduar! Të lutem më fal! Faleminderit që je gjithmonë aty për mua!”- ka shkruar Kanye, i cili gjithashtu ka fshirë deklaratat e publikuara më herët në llogarinë e tij në Twitter.

kenapun.png

Article Logic
Execution time: 0.0015339851379395