INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk u pa në protestë? In Tv sjellë pamjet ekskluzive [VIDEO]

Çfarë nuk u pa në protestë? In Tv sjellë pamjet ekskluzive [VIDEO]

Publikuar më: 16:57 18-12-2017

IN TV ju sjell atë çfarë nuk patë sot në protestën e partisë demokratike, ku incidentet e shoqëruan që nga fillimi e deri në fund. Kamera e IN Tv ka vëzhguar dhe ka kapur momentet më pikante të protestës. Një prej tyre është dhe bllokimi i hyrjes së parlamentit që në orët e para të mëngjesit nga efektivë të policisë. Asnjë deputet socialist nuk hyri në Parlament nga dera kryesore, por nga ajo anësore, për të evituar në këtë mënyrë cdo përplasje të mundshme me protestuesit.
Policia kishte marrë një masë, për të cilën ndoshta protestuesit nuk ishin përgatitur. Të gjithë janë filmuar nga kamerat e policisë së shtetit. Në kordonin e parë të policisë, efektivëve të uniformave blu i ishte instaluar kamera në trup.
Të gjithë protestuesit që kanë shkelur ligjin nuk do të munden që të kundërshtojnë vendimin pasi ata janë të filmuar në çdo veprim. Përveç kamerave në trup policia ka ndjekur protestuesit edhe me kamera të mëdha.
Madje disa efektivë rrezikuan duke hipur lart mbi ndërtesa për të pasur një pamje edhe më të mirë për të gjithë ata që shkelën ligjin.
Policën mbi tarracën
Por kreu i forumit të PD ka denoncuar efektivët e policisë, të cilët sipas tij kanë ndaluar protestuesit që vijnë nga rrethet ti bashkohen protestës.
E në fund, pas cdo proteste ajo që mbetet pas janë pankarta të thyera, shkopinj apo dhe flamuj të lënë në tokë, ndërsa efektivët e policisë izoluan hapësirën e përplasjes për të kryer veprimet e mëtejshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006