INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë përgatit opozita? Një javë para protestës Kryemadhi takim me ambasadorët e BE

Çfarë përgatit opozita? Një javë para protestës Kryemadhi takim me ambasadorët e BE

Publikuar më: 11:24 08-02-2019

Gjatë dy javëve të fundit opozita ka ndezur të gjithë motorët për përgatitjen e protestës së 16 shkurtit. Strukturat në rrethe janë duke u përgatitur, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha është duke zhvilluar një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë. 

E një javë para para protestës kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian. Ky takim zgjati gati 2 orë, ndërsa në fokus mendohet të jetë njohja e Ambasadorëve me shqetësimet që opozita ka kundrejt qeverisjes.
Ndërkohë, është e zakonshme që selitë diplomatike në vend, një ditë para protestave t’u kërkojnë shtetasve të vetë që të jenë të kujdesshëm e të shmangin vendet ku zhvillohen protesta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439