INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë përmban kontrata e Luizit që firmosi në dhomën e rrëfimit dhe sa ka fituar ai nga Top Channel? E zbuloni tani

Çfarë përmban kontrata e Luizit që firmosi në dhomën e rrëfimit dhe sa ka fituar ai nga Top Channel? E zbuloni tani

Publikuar më: 17:30 24-03-2023

Ditën e djeshme kunati i Luizit, Sokol Tahiri, deklaroi përmes një statusi në Instagram se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin e Luizit i kanë kaluar Top Channel. Ai shkruante se kjo është arsyeja pse janë bllokuar fotot dhe informacionet nga Instagrami zyrtar i Luizit, duke shtuar se nuk i është komunikuar se në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo.

Ndërkohë, pas kësaj ish-fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ka deklaruar në mediat sociale se nga kontrata me Top Channel, Luizi ka marrë 100 mijë euro.
Çfarë përmban kontrata e Luizit që firmosi në

Sipas tij, kontrata parashikon që çdo gjë që lidhet me zërin, figurën, imazhin e tij do jetë nën menaxhimin e Top Channel dhe është e vlefshme për 12 muaj.

Po ashtu, në statusin e tij ai hedh akuza ndaj Meridian Ramçajt për të cilin thotë se do hidhet në gjyq nga Jurgena, shoqja e Luizit që menaxhon Instagramin e tij pasi e ka kërcënuar. Anaidi shton se familja e Luizit nuk e ndjek Meridianin në Instagram sepse gënjen dhe po bën çdo gjë për përfitime personale.

Po ashtu, ai merr përsipër përgjegjësitë për çdo gjë që thotë duke shkruar se mund ta faktojë me biseda në Whatsapp, foto dhe njerëz fizikë.

-640-0-5360c7ed30994a12b5192e8eeeba0c42.jpg

 

-640-0-c207040d0ae492d97646942a36bafb02.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0021641254425049