Të enjte do të mbahet seanca parlamentare, ndërsa opozita ka përgatitur protestën e rradhës. Para parlamentit do të protestojnë të rinjtë e FRPD. Gjithashtu bëhet me dije se kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë nesër në orën 12:00 kryesinë e PD.
Kujtojmë se gjatë seancës plenare është parashikuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është thirrur nga 11 deputetë të 'opozitës së re'. Grupi i deputetëve opozitarë në Parlament, do të kërkojnë sqarime lidhur me grabitjen e bujshme në aeroportin 'Nënë Tereza.