Deri më sot mendonim se ajo që i bashkonte ishte muzika, por jo.
Së fundmi mësuam se Bleona Qeretin dhe Elvana Gjatën i bashkon studioja e njohur Westlake. Të dyja këngëtaret tashmë janë zhvendosur në Amerikë ku edhe vazhdojnë karrierat e tyre respektive. Në njërin nga postimet e saj, Bleona na tregon se edhe ajo ashtu si Elvana, ndodhet në studion ku Michael Jackson ka realizuar albumin “Thriller”. Nga kjo kuptojmë se dy vajzat projektet në vazhdim do t’i sjellin nga e njëjta studio. Pse jo edhe një bashkëpunim mes dy shqiptareve?