INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po fshehin Rihanna dhe Drake?

Çfarë po fshehin Rihanna dhe Drake?

Publikuar më: 09:27 06-05-2016

Jo çdo gjë është ashtu siç deklarohet...

Rihanna dhe Drake po frekuentohen bashkë prej muajsh. Dyshja e yjeve të muzikës i kishte lënë të gjithë me gojë hapur me performancën e tyre përvëluese në hitin “Work”. Kjo jo vetëm në video ku Riri dhe reperi kanadez duken se marrin flakë, por edhe në koncerte ku koreografinë e shfaqën live. Por duket se e gjitha kjo nuk është vetëm për shfaqje pasi burime pranë prestigjozes People bëjnë me dije se bukuroshja nga Barbadosi dhe Drake janë të përfshirë në një lidhje që duan ta mbajnë sekrete.

Më parë të dyshja e cila ka bashkëpunuar edhe në hitin e vitit 2010, “What’s My Name”, i kishte refuzuar zërat që i shinin bashkë. Riri kishte deklaruar se ishte single pasi axhenda e saj nuk i linte kohë të mjaftueshme as për të dërguar një sms, ndërsa Drake e pohoi dashurinë për këngëtaren 28 vjeçare, por tha se e shihte vetëm si shoqe momentalisht. Dhe duket se ai moment ka kaluar...

Article Logic
Execution time: 0.003058910369873