INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po hamë? Bllokohet thertorja  ‘e amortizuar’ që prodhonte edhe sallam [FOTO]

Çfarë po hamë? Bllokohet thertorja ‘e amortizuar’ që prodhonte edhe sallam [FOTO]

Publikuar më: 10:03 27-05-2019

Rreth 257 kg produkte mishi janë bllokuar nga AKU, produkt i cili siç dhe shihni në foto tregtohej në kushte skandaloze.

Drejtoria Rajonale e AKU në Durrës ushtroi kontroll në një subjekt në Katund të Ri .

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambjent të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit.

Ambjenti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapsirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla. Mbetjet teknologjike të procesit te therjes së kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj…), përfundonin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambjent të posacëm, duke kontaminuar kështu mjedisin përreth.Ne te njejtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafsheve te gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të paligjshme edhe produkti ushqimor “Sallam” për të cilin subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion në formën e kartes teknologjike apo etikete, mbi përbërësit dhe proçesin e pergatitjes së tij.

Ndaj subjektit u vendosën gjoba, konfiskim i mallit dhe bllokim i aktivitetit të improvizuar.

5.jpg

4.jpg

3.jpg

2.jpg

1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812