INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po hamë? Minj të ngordhur dhe merimanga, bllokohen 141 ton produkte ushqimore [FOTO]

Çfarë po hamë? Minj të ngordhur dhe merimanga, bllokohen 141 ton produkte ushqimore [FOTO]

Publikuar më: 10:17 29-08-2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 141.6 ton produkte të pasigurta, ndërsa ka bllokuar aktivitetin dhe e ka gjobitur subjektin në Fushë Krujë me 3.15 milionë lekë për shkeljet që janë konstatuar.

AKU-ja sqaron se subjekti kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar aktivitetin për “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike.

“Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, produktet nuk ishin të sistemuara në paleta, por të hedhura/shpërndara në dysheme, konstatohej prania e lagështisë, brejtësve/minj të ngordhur, e merimangave dhe parazitëve të tjerë” thuhet në njoftim.

Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5 ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb).

a5.PNG

a1.PNG

a2.PNG

a4.PNG

a3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709