INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po hamë?! Sekuestrohen 52 tonë mish me salmonelë

Çfarë po hamë?! Sekuestrohen 52 tonë mish me salmonelë

Publikuar më: 17:40 24-05-2018

Autoriteti Kombëtari Ushqimit deklaron se ka identifikuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium.

Këto ngarkesa me origjine nga Brazili ishin të destinuara për tregun Shqiptar. Ky identifikim është një veprim i radhës i AKU në kuadër të kontrollit të sigurisë ushqimore në importin e çdo ngarkese të produkteve shtazore në Shqipëri. 

Veç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kontrollon dhe realizon analizat e çdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.

- Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.

- Nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700 ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre. 

AKU dhe MBZHR po kryen investigimin për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.

Ky standard kontrolli i bashkohet punës së AKU për garantimin e sigurisë ushqimore në ciklin e therjes në tregun vendas.

Article Logic
Execution time: 0.0041968822479248