INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po hamë, vezë, mish e djathë/ Sekuestrohen 160 mijë $ produkte jashtë standarteve

Çfarë po hamë, vezë, mish e djathë/ Sekuestrohen 160 mijë $ produkte jashtë standarteve

Publikuar më: 14:43 23-06-2019

Vijojnë të sekuestrohen sasi të mëdha të ushqimeve të cilat janë jashtë standarteve por vijojnë të tregtohen në vendin tone.

Policia e Shtetit në kuadër të një operacioni ndërkombëtar ku përfshihen 70 vende nga e gjithë bota, të koduar “OPSON 8”, dhe që mbështetet nga INTERPOL e EUROPOL, ka bërë të mundur goditjen e një aktiviteti kriminal në prodhimin, tregtimin dhe trafikimin e produkteve ushqimore dhe pijeve të falsifikuara.

Në Shqipëri, uniformat blu kanë kontrolluar në të gjitha qarqet 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti. Policia pas gjetjes së parregullsive ka proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, 8 subjekte.

“Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 22 persona. Janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 9 persona. Është shpallur në kërkim 1 person”, njofton policia.

Gjithashtu, janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitë: “Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66 litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi etj, të gjitha kapin vlerën rreth 160 000 USD”.

Article Logic
Execution time: 0.0029971599578857