INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po kurdisin Dafina dhe Njomza?

Çfarë po kurdisin Dafina dhe Njomza?

Publikuar më: 11:47 01-04-2016

Këngëtarja bukuroshe aktualisht ndodhet në Amerikë, vetëm se këtë herë nuk ka zgjedhur qytetin e New York, por nxehtësinë e Los Angeles.

Duket ama se nuk ka shkuar atje vetëm si turiste. Në rrjetet sociale ajo ka postuar foto përkrah këngëtare me origjinë shqiptare, Njomza, e cila njihet për bashkëpunimin e saj me Skrillex në hitin “Pretty Bye Bye”.  Dy vajzat duken shumë të afërta, ndërkohë që kanë bërë publike foto të ndryshme së bashku, duke treguar se po ia kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Deri këtu gjithçka ok, pasi dy vajza nuk kanë pse të mos ia kalojnë mirë bashkë, veçanërisht kur vijnë nga i njëjti vend.

Diçka të tillë e ka vënë në dukje dhe Njomza në foton e publikuar në Insta përkrah Duffy’e, me mbishkrimin “2 albanian girls = double the trouble”. Duket ama se na duhet të presim pak më shumë nga e gjitha kjo se vetëm disa foto ku vajzat argëtohen. Kjo pasi kemi zbuluar se autorja e hitit “Liri” aktualisht po punon në një studio në Los Angeles. Duke bërë llogaritë e thjeshta, dhe në rast se 1 dhe 1 bëjnë akoma 2, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim hitin e radhës, këtë herë të realizuar në anën tjetër të botës.

Mbetet për t’u parë nëse kënga do të synojë tregun ndërkombëtar, pra nëse do të jetë në anglisht dhe çfarë është më e rëndësishmja, nëse do të publikohet në Amerikë. Po shkojmë pak larg, por me Dafinën dhe Njomzën duket se asgjë nuk është e pamundur.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535