Mozzik dhe Loredana janë prej disa muajsh në qendër të mediave rozë, pasi të shumta kanë qenë rastet kur është thënë se ata janë kthyer sërish bashkë. Mirëpo, rreth kësaj, çifti të cilët kanë një vajzë që quhet Hana, nuk kanë foluar kurrë publikisht dhe nuk kanë dhënë asnjë shenjë të konfirmuar për një ribashkim.
Gjithsesi, fotografitë e djeshme të postuara nga artistët vërtetojnë edhe një herë se ata janë kthyer me njëri-tjetrin. Të dy kanë kaluar kohë në të njëjtën studio duke punuar në këngë të reja dhe duke etiketuar të njëjtin producent.
Me sa duket, Mozzik dhe Loredana kanë vendosur të mos flasin më për jetën personale duke e shijuar për vete ndërkohë që rrjeti po ‘plasë’ për një gjë të tillë.