Vera që lamë pas do të mbahet mend për bashkëpunimet e shumta që sollën artistët shqiptarë, dhe që rezultuan mjaft të suksesshëm. Por, edhe pse vera ka kaluar artistët po punojnë me të njëjtin intensitet për të sjellë hite të tjera.
Një ndër këngët më të dëgjuara të verës ishte pikërisht “Fajet” e Dhurata Dorës dhe Azet, ndërsa së fundmi është mësuar se Dhurata Dora dhe Noizy kanë bashkuar forcat për të sjellë një këngë së bashku. Në fakt, dyshja është përfolur prej më shumë se një viti për duetin, por këto spekulime i konfirmoi Noizy teksa ishte i ftuar në NIN.
Por siç duket, Noizy nuk do të jetë bashkëpunëtori i vetëm i Dhuratës. Në postimet e fundit në Instagram, këngëtarja e njohur shihet krah Soolking, gjatë vizitës në Paris.
Në këtë mënyrë, fansat e dyshes aludojnë në një tjetër bashkëpunim mes tyre, por një gjë të tillë pritet ta konfirmojë Dhurata ose Soolking.
Duke patur parasysh suksesin e jashtëzakonshëm që kanë patur me “Zemër”, nuk kemi dyshime që të njejtin fat do ketë edhe kënga e re e tyre, sigurisht që nëse do ketë një të tillë.