Ndonjëherë politikanët parapërlqejnë të luajnë me kuptimet e ngjarjeve.
Kjo ka ndodhur pikërisht me ish-ministrin e drejtësisë Ylli Manjani i cili i ka habitur të gjithë me një postim së fundmi në facebook.
Në fotografinë e nxjerrë nga Manjani shfaqet një dorë vajze që po mban një prezervativ, me figurën e presidentit rus Vladimir Putin.
Mbi të shkruhet Put-in që do të thotë “fute brenda”, një lojë fjalësh kjo me mbiemrin e presidentit.
Por ish-ministri Manjani me këtë postim ndodhet në një dilemë të vërtetë:
“Të mbrohesh nga Rusët, apo të mbrohesh me Rusët, kjo është çështja?!”
Nuk e dimë nëse ish-ministri e ka zgjidhur ktë dilemë por shpresojmë që t’ja dali.