Moderatori Drini Zeqo ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip. ESiç bëhet me dije Drini Zeqo ka dalë nga shtëpia për shkak të një urgjence familjare.
‘Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur që të lërë shtëpinë e BBV-së. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar më të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim.’- ishte letra që lexoi Juli brenda shtëpisë së BBV-së.
Jul Deda, teksa lexonte zarfin e kuq tha se ‘Me largimin e Drinit i cili ishte edhe lideri i shtëpisë, duhet të zgjidhni një lider të ri. Në votim përfshihen edhe banorë të ri të shtëpisë.’