Moderatorja Arbana Osmani ka humbur 2 mijë folloëers (ndjekës) në më pak së 24 orë në llogarinë e saj në Instagram ku është tepër aktive. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit të cilët e kanë diskutuar tepër në rrjet, por për më tepër nuk ka kaluar pa u vënë re as nga vet Arbana. Nga 938 mijë ndjekës, Arbana ka rënë në 936 mijë ndjekës.
Teksa maestro i kërkoi gjatë spektaklit të “Big Brother” të reklamojë Instagramin e Teatrit, Arbana ka “qarë hallin” e saj duke u shprehur se po humb ndjekësit e saj për fain e tyre.
Rrjeti është i sigurt që këto ndjekës që kanë ikur nga Arbana janë fansa të Luizit.