INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me çiftin?! Justin duket se qenka penduar për martesën me Hailey Baldwin!

Çfarë po ndodh me çiftin?! Justin duket se qenka penduar për martesën me Hailey Baldwin!

Publikuar më: 16:54 19-06-2019

Mediat amerikane janë fokusuar sërish te marrëdhënia e çiftit të famshëm Justin Bieber dhe Hailey Baldwin.

Gjërat midis tyre nuk duken mirë, pavarësisht se në rrjete sociale, këngëtari nuk nguron të shprehë dashurinë e pakushtëzuar për partneren e tij.

Disa burime të sigurta pranë çiftit sqarojnë se:

“Justin nuk di c’të mendojë. Ai po mendohet mirë për martesën me Hailey. Gjatë periudhës që ata u martuan ai ka qenë shumë i ngarkuar psikologjikisht, dhe tani nuk është më i sigurt nëse dëshiron të vazhdojë me Haileyn apo jo”, thotë një burim.

Çifti ka filluar zënkat në publik dhe me siguri ka probleme që lidhen me mosbesimin mes tyre.

Ndoshta Justin ka ende ndonjë peng që lidhet me Selena Gomez. 

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka folur për ndonjë shkëputje marrëdhëniesh prandaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse që ata të zgjidhin gjërat.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715