Linda Morina është një personazh shumë i njohur në Shqipëri dhe shkak për këtë janë bërë postimet e saj të çuditshme në rrjetet sociale, veçanërisht në facebook.
Ditën e sotme, ajo ka tmerruar fansat kur në faqen e saj në Facebook ka publikuar një foto me një letër të lyer me gjak që e mbante në hundë.
Mirëpo siç duket, kjo ka qenë një ironi e këngëtares, e cila e ndikuar nga ndeshjet e Botërorit, në përshkrimin e fotos ka shkruar:
"Gjakderdhje, po vdes Franca."