INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me gjuhën shqipe, kur pritet zyrtarizimi?

Çfarë po ndodh me gjuhën shqipe, kur pritet zyrtarizimi?

Publikuar më: 09:42 11-12-2017

Të hënën do të rikthehet debati në komisionet në parlamentare , projekt – ligji për gjuhët, që ka për bazë zyrtarizimin dhe avancimin e gjuhë shqipe.  Agjencia e lajmeve “Ina” shkuran se  “partitë e koalicionit qeverisës theksojnë se sipas procedurave të rregullta, projekt – ligji për shqipen do të miratohet në janar ose deri në fillim të muajit gusht. Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në një deklaratë për TV21 ka theksuar se të hënën rikthehet debati në këtë komision dhe pas tri ditësh debat dhe shqyrtim të amendamenteve nga ana e partive politike, ligji do t’i dorëzohet kryetarit të kuvendit për miratimin përfundimtar të leximit të dytë. “Uroj që kjo të ndodhë brenda vitit por sipas agjendës reformuese, jam i bindur se në mes të janarit e kemi të miratuar dhe në këtë mënyrë rrumbullaksohet Marrëveshja e Ohrit dhe do të arrijmë barazinë gjuhësore, do ta mbyllim një kapitull shumë të rëndësishëm që rrjedh nga M.O dhe nga lufta e vitit 2001”, ka theksuar deputeti Grubi. Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se ligji është pjesë e prioriteteve të tyre dhe se ai duhet të miratohet sa më shpejt, menjëherë pas projekt – buxhetit për 2018.

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271