INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me gruan e hekurt? Merkel e kapin sërish dridhjet [VIDEO]

Çfarë po ndodh me gruan e hekurt? Merkel e kapin sërish dridhjet [VIDEO]

Publikuar më: 13:00 10-07-2019

Duket se situata shëndetësore e kancelares gjermane Angela Merkel nuk është aspak pozitive.

Ajo është parë përsëri këtë të mërkurë duke u dridhur kur priti gjatë një vizite kryeministrin e Finlandës.

Mediat kanë fokusuar momentin kur ajo ishte në pritje të homologut të saj dhe filloi përsëri të dridhej, rasti i tretë ky në pak kohë.

Ndryshe nga herët e tjera, dridhjet nuk ishin edhe aq të forta.

Kjo është hera e tretë që kancelarja Merkel përjeton këto shqetësime shëndetësore.

Në mes të qershorit Merkel përjetoi këtë shqetësim gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky dhe disa ditë më pas e njëjta situatë kur ishte në pallatin ”Bellevue” në Berlin me presidentin gjerman Steinmeier.

E sipas ekspertëve kjo gjendje shkaktohet për shkak të dehidratimit duke siguruar se kancelarja është shëndoshë e mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555