Instagram-i është kthyer në një formë të mirë marketingu për personazhet e njohur shqiptarë, por sigurisht dhe të huaj.
Është padiskutim rrjeti social më i përdorur dhe më i preferuar nga të gjithë pas shumë sondazheve që janë kryer. Kohët e fundit është bërë trend që numri i ndjekësve në këtë platformë është sukses më vete dhe jo rrallë herë ndodh që kur personazhet e njohur arrijnë një numër të caktuar ndjekësish, gëzimin e tyre e ndajnë me fansat.
Mirëpo diçka po ndodh me Instagramin dhe përdoruesit nuk mund të mos e vinin re. Kompania gjigande ka fshirë një numër të madh profilesh të rreme pa bërë një lajmërim zyrtar më parë. Personazhe të njohur dhe jo vetëm kanë humbur nga profilet e tyre me miliona ndjekës. Nga ky ndryshim i ‘Instagram’ këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka pasur një ulje të djeshme prej 3 milionë ndjekësish. Nga kjo situatë është përfshirë edhe Selena Gomez, e cila ka humbur 2 milionë nga fansat e saj. Ndër të tjerë edhe James Charles, ka humbur thuajse gjysme milionë ndjekësish.
Mediat e huaja shkruajnë se kjo është një politikë që ‘Instagram’ po ndjek për të ulur numrin adresave të rreme dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë shumë abuzime.