Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret shqiptare që kanë nisur një karrierë ndërkombëtare.
“Four Seasons” ishte kënga trampolinë që e hodhi kënëgtaren në tregun muzikor ndërkombëtar.
Pas suksesit të saj, Duffye solli projektin tjetër i cili në pak kohë është kthyer në hit. “Told Ya” si duket do të vazhdojë në hapata e të njëjtit sukses , por fansat e këngëtares kanë vënë re diçka. Ndryshe nga këngët e saj të mëparshme, “Four Seasons” dhe “Told Ya’, rezultojnë të kenë shumë më pak klikime në Youtube.
“Si ka mundësi një këngë e tillë kaq e bukur dhe me një zë si të dafit, të marrë kaq pak klikime? Po ashtu edhe “Four Seasons”. Më habit kjo gjë, sinqerisht sepse ëhstë një këngëtare me vokal me potencë”, shkruan një ndjekëse e Dafinës. Madje mund të themi se këngëtarja shpesh është përballur edhe me fenomenin e fshirjes së videove të saj nga Youtube të cilat më pas është detyruar t’i rikthejë sërish. Ndonjë inat profesional? Megjithatë Duffye nuk ndalet sepse ajo ka paralajëmruar klipin e këngës e cila pritet të lançohet shumë shpejt.