Duket se zërat e disa muajve më parë, u bënë realitet.
Ishte bashkëpunimi me reperin kosovar Agon Amiga ai që bëri të hamendësohej për një lidhje mes tij dhe Afërdita Dreshajt duke e bërë edhe shkak të ndarjes së bukuroshes nga i dashuri i saj çek.
Por tashmë duket se ky lajm është bërë i vërtetë pasi po t’i hedhësh një sy faqes së saj të Instagramit, do të shihet se Dreshaj nuk e ndjek më lojatrin e hokejt. Edhe pse çifti vazhdojnë të kenë foto të njëri-tjetrit në faqet e tyre, që prej verës që kaloi. Ç’të ketë ndodhur vallë? Presim ta rrëfejë vetë Afërdita.